Zëri i Amerikës: Mbrojtja e Kripores së Ulqinit (video)

0

Shoqatat ambientaliste të Malit të Zi, autoritetet vendore të Ulqinit dhe ambasadorët e BE-së kërkojnë nga Qeveria malazeze që Kriporja e Ulqinit sa më parë të trajtohet si zonë e mbrojtur për prodhimin e kripës dhe të shndërrohet në një habitat të veçantë për shpezë që shtegëtojnë në këtë vend.
Në këtë kuadër edhe Komisioni Evropian është duke e ndjekur situatën lidhur me Kriporën e Ulqinit dhe nga kjo çështje,siç është paralajmëruar, do të varen bisedimet e mëtejshme të Malit të Zi me Brukselin dhe konkretisht mbyllja e Kapitullit 27, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit natyrorë.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën:

 

 

Comments

comments