Vazhdon polemika Gjeloshaj-Salaj: Problemet e shqiptarëve janë zevendsuar me recetat e bakllavës

1

 

Polemika e deputetit të ASH-së Nikë Gjeloshaj dhe kryeredaktorit të “Kohës Javore” Ali Salaj, nuk duket se ka përfunduar. Në adresë të portalit tonë ka mbërritur një reagim i Gjeloshaj që mund të gjendet edhe në faqen e tij në facebook. Deklaratën po e japim të tërë.

 

“Ali Salaj, ish kryredaktor 14 vjet i Koha Javore, qellimi i reagimit tim në faqën time në facebook nuk ka qenë për të mbrojtur z. Nimanbegu dhe z. Abazoviq nga ti, por të tregojë një të vërtetë që ty të ka munguar guximi ta thuash, unë argumentova, Alia tregov nivelin dhe edukaten, unë përsëri me argumente Ali, edukata elementare nuk më lejon ndryshe.

 

E lexova “tekstin” tënd dhe pash që kishe shkruar shumë të paverteta përsëri, nuk e di, e ke nga natyra këtë mënyre shkrimi apo nuk ke guxim ta thuash të vërtetën. Në statusin tim nuk të kam ofenduar dhe nuk jam marrë me punën tënde, thjesht meritën që i takon z. Nimanbegu duhet ta dinë opinioni publik.

 

Në fund keni një fjali që pajtohemi, “koha është ajo që bën diferencimin”, por JO Koha që Alia është kryredaktor, por Koha që do të aprovoj ligjin e lustrimit Ali.

 

Kur është fjala për faqen time të facebookut dhe mënyrën e re të komunikimit me opinionin publik kjo me siguri se për ty është shumë e papranueshme, por të them se ka edhe më të vjetër në moshë nga ti që kanë faqe facebooku, kështu që mundoju të integrohesh sado pak.

 

Kur është fjala për guxim, Ali edhe ti mirë e din se edhe në kohë më të vështira se sot, unë kamë patur guximin të veproj, të shkruaj dhe të flas edhe për çështje më të mëdha, atëherë kur ju disa nuk kishit guxim as ti mëndonit e jo më të flisni për to. Po mirë atëherë që nuk flisnit, po tani çkeni që flisni të pavërteta. Të paktën kur të flisni për lokalizma dhe primitivizma mos bini viktim e tyre, këtë e tregoni kur për ty është me rëndësi se kush nga vjen, “Nika nga Malësia që mbron Gencin dhe Dritanin nga Ulqini”.

 

Ali, unë e kamë thënë që ne e kemi detyrim të merremi me këto dhe shumë çështje të tjera dhe nuk pres lavdata nga askush, e më së paku nga ty. Për diasporën dhe lobin shqiptar nuk mund të më flasësh, se unë e njoh shumë mirë kontributin që ata japin dhe asnjëherë këtë gjë nuk e kam mohuar, por as nuk e kam keqpërdor siç bënë ti me shkrimin tënd, ku qellimi jot i vërtet është të thuash se deputetet shqiptar nuk kanë marrë asnjë iniciativë dhe nuk kanë bërë asnjë gjë për gazetën, por në fakt ishte Krivokapiq i cili erdhi nga SHBA në Podgoricë si shpëtimtar i Kohës Javore. Kohën Javore mos e shiko si pronën tënde private, ajo është jotja sa çështë edhe e imja dhe e çdo qytetari tjeter shqiptar, por ndryshimi i vetëm qendron se ti merrë rrogë tash 14 vite pa dhënë asnjë rezultat. Në qoftë se unë jam futur në politikë rastësisht, ti me siguri nuk je emëruar aty rastësisht, por të kanë emëruar me qellim, që nga fillimi e deri më sot pas 14 viteve gazeta mos të jap asnjë rezultat dhe gjithmonë të jetë ekzistenca e saj në pikëpyetje.

 

Në fund të fundit unë e kuptoj që ti e ndjen veten shumë keq dhe mundohesh që fajin e dështimit tënd në këtë gazetë ta kalosh në një anë tjetër. Në fakt do kishte qenë mirë që një debat i tillë rreth gazetës Koha Javore të mos bëhej, të paktën jo në këtë moment. Do kishte qenë mirë që Koha Javore çdo ditë e më shumë të profesionalizohej, të pavarësohej, të rekrutonte gazetarë të rinjë, të bënte reportazhe, ti jepte hapësirë më të madhe politikës, problemeve të shqiptarëve në Mal të Zi dhe në fund të fundit të mbahej vetë me financa të veta. Por kjo nuk ka ndodh, dhe une nuk mund të fajësoj gazetarët e kësaj gazete, as qytetarët që nuk e blejnë këtë gazetë. Për situatën që është krijuar mos u mundoni tja kaloni fajin Nik Gjeloshajt që akoma nuk ka bërë një vit në këtë detyrë, por fajin e ke ti Ali. Koha Javore nga fillimi e deri më sot nuk ka qenë në pozitë shumë të favorshme, por nuk e di që je shqetësuar ndonjëherë për këtë. Nuk je treguar kurr kaq i gatshëm për kritik kur ka qenë fjala për funksionimin e gazetës, për shitjën e saj, për nivelin e saj, për situatën e saj.

 

Ndoshta politika juaj editoriale i jep hapësirë më të madhe “recetës së bakllavas” sesa problemeve të qytetarëve shqiptar në Mal të Zi. Ali, dështimin tënd nuk mund tja faturosh dikuj tjetër, se serioziteti dhe suksesi i punës tënde tregon se sa qytetarët i besojnë gazetës që ti udhëheq, ku nuk ke pas guximin të marrësh në punë një gazetar që do merret me politike, me probleme sociale, por merresh me showbiz, fjalëkryqe dhe receta.

 

Për mua është më e rëndësishme që kjo gazetë të kthehet në një gazetë të lirë, të pavarur, në shërbim të qytetarëve dhe të vertetës. Në 14 vite që ju jeni ne krye të saj këtë nuk e keni arritur dhe çdo njëri është e ndershme të marr përgjegjësit e veta, në fakt është e çuditshme që jeni akoma aty, por dikujt me siguri i shërbeni shumë mirë, si tani si para 14 viteve kur ju emëruan në atë post. Se kush ka punuar më shumë, unë tash një vit apo ti tash 14 vite këtë e tregon fakti se kush ishte drejtë shuarjes, gazeta që ti drejton apo partia që unë jam pjesë e saj. Kështu që me plot sinqeritet, duke u nisur nga fakti se siç unë edhe ju mund të punojmë më shumë në punët tona përkatëse, e mbylli me kaq këtë debat.

 

Nik Gjeloshaj “

Comments

comments

1 Koment

  1. Mire ja paska than Nika, nuk di si ka fytyr Ali Salaj me kritiku dike, e vet punen e vet e ban katastrof keq.

Comments are closed.