Ulqini shembull për të tjerët

0

Në kuadër të festivalit Dolcinium Intrenational Festival, sot në Ulqin u realizuan një ser aktivitetesh kulturore, ndër të cilat edhe koncerti foklorik i mbajtur në Qendër për Kulturë. Koncertit i parapriu defilimi i të gjithë foklorëve pjesëmarrëse, që u prezantuan me veshjet dhe simbolet e tyre, nga Plazhi i vogël deri te Qendra për Kulturë. Karakteristike është që, përkundër akuzave të përcjellura me disa incidente kundrejt shqiptarëve, lidhur me festimet pas ndërprerjes së ndeshjes futbollistike Shqipëri-Serbi, sot Ulqini përsëri jep shembull të tjerëve në tolerancë dhe harmoni, me një atmosferë të qyteteruar në të cilën ndryshimet konsoderohen vlera.
Shumë qytetarë pjesëmarrës u habitën dhe nuk kuptuan qëllimin e masave të shtuara të sigurisë gjatë manifestimeve të cilët u realizuan pa asnjë incident.

This slideshow requires JavaScript.