Uji i ujësjellsit të Ulqinit nuk është për pije?

0

Sipas analizave të shërbimit higjieno-epidemiologjik të Shtëpise së shëndetit në Tivar, uji nga ujësjellësi qëndror në Ulqin nuk është për pije, shkruan gazeta “Vijesti”

Analizat tregojnë prezencën në ujë të streptokokës me prejardhje fekale.

Dyshimet e para kanë ardhur nga pronarët e lokaleve, të cilët pas analizave të ujit, nuk kana mundur të marrin lejen sanitare. Për ndotje të ujit kanë treguar edhe analizat e bëra gjatë verës por askush nuk ka reaguar, shkruan gazeta.

Arsyen e kësaj gazetari i “Vijesti” ka provuar ta gjejë tek biseda me drejtorin e ndarmarrjes së ujësjellsit Fehim Avdiun dhe teknologun Zef Lukiqin, por ata nuk i janë përgjigjur telefonatave të gazetarit.

Epidemi në Ulqin për momentin nuk ka por ka rritje të rasteve të qytetarëve që ankohen për turbullim stomaku.

Comments

comments