TV Teuta: Së shpejti spektakli “Star Fest” (video)

0

Spektakli televiziv “Star Fest” së shpejti do të ketë edhe audicionin e tij të parë.

I shtyrë për shkak të kushteve atmosferike, audicioni i paraparë të mbahet me  31. Janar, do të mbahet nesër në orën 13.00, kurse audicioni i dytë diten e diele po në orën 13.00.

Fëmijët do të tregojnë talentin e tyre në vallëzim, këngë, interpretim dhe pritet të marrin pjesë rreth 100 garues deri në moshën 15 vjecare.

Ideatori dhe koordinatori kryesor i spektaklit është koreografi i njohur Musa Hoxha.

Këtë spektakël, telespektatorët do të kenë mundësi ta ndjekin nëpërmjet TV Teutës, me fillim nga java e ardhshme.