“Tri Dritare dhe një Varje”, filmi kosovar kandidat për Oskar

    0

    Komiteti selektues i Kosovës i përbërë nga Arta Dobroshi (presidente), Jeton Neziraj, Alban Ukaj, Blerta Zeqiri, Sylejman Kllokoqi, Jeta Xharra dhe Albert Heta kanë vendosur që filmi “Tri Dritare dhe një Varje” të jetë propozimi kosovar pë

    Komiteti selektues thekson: “Jemi shumë të kënaqur që filmat të cilët ne kemi shikuar kanë nivel botëror dhe urojmë që çdo vit të shtohet numri i filmave. Nominimi i Kosovës për OSCAR është projekti “Tri Dritare dhe një Varje” me regji të Isa Qosja, skenar te Zymber Kelmendi dhe ne rolet kryesore: Irena Cahani, Luan Jaha dhe Donat Qosja. Filmi trajton çështjen shumë delikate të dhunimit të gruas dhe dhimbjen që një përjetim i tillë shkakton në një shoqëri. Mendojmë se filmi përveç temës që trajton, poashtu është i realizuar shumë mirë për nga niveli artistik.”

    Pjesë e konkurrimit për Oscars ka qenë edhe filmi “Heroi” nga Luan Kryeziu si dhe filmi “Gone Back” nga Ernest Meholli i cili për shkak të kritereve të vendosura nga Akademia nuk pati mundesinë të shqyrtohet nga komiteti selektues.

    “Tri Dritare dhe një Varje” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është prodhim i shtëpisë filmike “CMB” me producent Shkumbin Istrefi dhe Mentor Shala.

    Ky film flet për Lushen, mësuesen e fshatit, e shtyrë nga ndërgjegjja dhe nevoja e saj për rikthimin e dinjitetit, deklaron para një gazetareje të huaj se ajo dhe tri gra tjera të fshatit janë viktima të dhunimit nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo deklaratë, e cila konsiderohet si turp nga mentaliteti, shkakton shqetësim tek burrat e fshatit, të cilët nën udhëheqjen e Ukës, fillojnë stigmatizimin e saj dhe kërkojnë largimin e saj nga fshati.

    Në rolet kryesore janë: Irena Cahani, Luan Jaha, Donat Qosja.

    “Tri Dritare dhe Një Varje” ka pasur premierën botërore në Sarajevo Film Festival ku është shpërblyer me çmimin Cineuropa dhe së fundmi është mbajtur edhe premiera kombëtare nën patronatin e presidentes të Kosovës Atifete Jahjaga. /KultPlus/

    Comments

    comments