Treshja japoneze fiton Nobelin për fizikën

0

Çmimi Nobel për fizikën për vitin 2014 i është dhënë treshes së shkencëtarëve në Japoni dhe SHBA për shpikjen e dritës blu që emeton diodë e që shkurt njihet si LED (light emitting diodes).

Profesorët Isamu Akasaki, Hiroshi Amano dhe Shiji Nakamura krijuan dritën në fjalë në fillim të viteve ’90.

Duke kombinuar dritën blu me ato ekzistuese të kuqe dhe jeshile mundësohet një brez i ri energjie efikase, e fuqishme dhe me kosto të ulët për llampa të bardha.

Fituesit u emëruan në një konferencë shtypi në Suedi dhe i shtohen listës prestigjoze prej 196 fizikantësh të njohur që prej vitit 1901.

Profesori Nakamura, që për shkak të ndryshimit orar mes Suedisë dhe Japonisë ishte në gjum kur u dha çmimi, u shpreh: “Është e pabesueshme!”.

Duke bërë njoftimin, juria e vuri theksin tek dobishmëria e shpikjes, duke shtuar se çmimet Nobel jepen si njohje e zhvillimeve që i sjellin të mira njerëzimit.

“Këto shpikje do ta gëzonin pa masë Alfred Nobelin”, deklaroi profesori Olle Inganas, anëtar i komitetit të çmimeve nga Universiteti i Linkopingut.

Comments

comments