Trafikimi i drogës: Panik në policinë kufitare për shkak të kurthit të dështuar

0

Dilerët e dyshuar të lëndëve narkotike Izmir Kacabeti (23 vjec) dhe Armand Cotaj (20 vjec), tashmë ndodhen në anën tjetër të kufirit në Shqipëri.

Këtë informatë për gazetën “Vijesti” e kanë konfirmuar disa burime të afërt me hetimin.

Kacabeti dhe Cotaj para dhjetë ditëve në mënyrë spektakulare i ikën kurthit të ngritur nga policia kufitare, duke thye postobllokun dhe me pas braktisur automjetin “audi A3” të cilin e kanë hedhur në humnerë. Gjatë kësaj ato hodhën edhe 5 qese me marihuanë të cilën e transportonin për kontrabandë.

Burime për këtë gazetë thonë se dy dilerët kanë pasur ndihmës ose janë njohës të mirë të terrenit, pasi kanë arritur ti shmangen ndjekjes dhe braktisin automjetin në mënyrë të përsosur.

Gjatë ndjekjes ka pasur edhe përdorim të armëve nga policia si paralajmërim, por pa efekt.

Burime të “Vijesti”-it pranë hetimit thonë se në policinë kufitare ka plasur paniku dhe po mundohen që fajin për kurthin e dështuar tia kalojnë njëri tjetrit.

Të gjithë aksionin e ka planifikuar dhe drejtuar policia kufitare pa njohurinë e policisë së Ulqinit, e cila ka jurisdiksion në atë zonë.

 

 

/vijesti/

Comments

comments