The Telegraph: Grusht shteti ishte i drejtuar nga Rusia për të penguar hyrjen ne NATO.

0

Revista prestigjiozë britanikë The telegraph ka sjellë  në artikull rreth tentimit të grusht shtetit në Mal të Zi me titullin:  Rindërtimi: Historia e plotë e pabesueshme pas komplotit vdekjeprurës të Rusisë për të ndaluar Malin e Zi për të përqafuar Perëndimin.

Kjo reviste sjell fakte nga burimet e larta që jo vetëm që është tentuar që të behët grusht shtet në Mal të Zi por që gjithë kjo është e drejtuar nga oficerët e inteligjencës ruse me mbështetje nga Moska.

Njëjtët burime thuan që ky grusht shteti kishte për detyrë që ta vrasin kryeministrin pro-perëndimore Milo Djukanoviq dhe të zëvendësohet më një qeverisje pro-ruse pas paralajmërimeve të Kremljinit se Mali i Zi nuk duhet të pranohet në NATO.

Situata politike në Mal të Zi është ndërlikuar pas zgjedhjeve të tetorit dhe shkrimet e tilla sikur ky i The Thelegraph konfirmon prezencën e ndikimit Pro-Rus në Mal të Zi dhe benë të kuptojë që nuk bëhet fjalë thjeshtë për një bojkot parlamenti por vazhdimësi e de stabilizimit të Shtetit.

Kujtojmë që opozita e Malit të Zi bojkoton parlamentin ku fillimisht kërkuan zbardhje të ngjarjeve të tetorit dhe tani duke kërkuar zgjedhje të reja. Bojkot i cili mund të ketë pasoja me tej de stabilizuese sepse pritet që vendimi që Malit i Zi të hyjnë në NATO mund të vinë në parlament.

Këtu dallojnë mendimet e disa subjekteve politike opozitare sepse nga partia SDP kanë lajmëruar se nëse kjo vjen në rend të dite do të kthehen në parlament  sepse hyrja e Malit të Zi në NATO ka rëndësi të madhe në dallim nga partitë Pro-serbe dhe URA të drejtuar nga shqiptari Dritan Abazoviq që deklaroi që as për NATO nuk do e ndërpresim bojkotin.

Comments

comments