Tenderi për “Rivierën e Ulqinit” në dy muajt e ardhshëm

0

Tenderi për privatizimin e “Rivierës së Ulqinit” do të shpallet në dy muajt e ardhshëm, kanë njoftuar për RTMZ nga kjo kompani.

Deri tani interesim serioz për qiramarrje kanë treguar kompania Karisma dhe turoperatori i njohur TUI.

Privatizimi i kompanisë pritet me interesim të madh nga qytetarët , pasi menaxhimi shtetëror pa investime serioze është treguar i pasuksesshëm deri tani.

Comments

comments