Temperatura të larta edhe për fundjavë. Pritet të arrijnë në 40 shkallë celzius

0

Temperaturat afrikane që kanë kapluar Ballkanin pritet të vazhdojnë edhe për fundjavë. Në disa qytete të Malit të Zi, si Podgorica apo Danillovgradi, pritet që ato të arrijnë në 40 shkallë celzius.

Në qytetet bregdetare ato do të jenë pak më të ulta dhe pritet të sillen mesatarisht rreth 36 shkallë.

Temperaturat e larta, edhe pse jo të pazakonta për regjionin tonë, gjithsesi do të shkaktojnë shumë probleme tek të moshuarit dhe fëmijët.

Nga institucionet shëndetsore bëhet apel që të evitohet dalja në diell nga ora 10.00 deri në 17.00, si dhe të konsumohet sa më shumë ujë për të shmangur dehidrimin.

Comments

comments