Talenti shqiptarë në Barcelonë!

0

Labinot Kabashi nga Kosova ka fituar nga FIFA të drejtën e luajtjes për të rinjtë e Barcelonës.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle, “Sport.es”, sipas së cilës, përcjell Zëri, Kabashi mund të luajë për ekipin e të rinjve të gjigantit katalunas qysh të martën, kundër El Prat.

Kjo e përditshme spanjolle e përshkruan si mjaft të vështirë për Kabashin dhe familjen e tij, periudhën kur lojtari nuk kishte të drejt loje, për shkak të rregullave të FIFA-s.

Pas Zvicrës dhe Gjermanisë, talentata shqiptarë po dalin në cdo cep të Europës, dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm të migracionit, një ditë do të jemi patjetër kampion Bote ose Europe.

Nuk dihet veçse me cilat fanella.

Comments

comments