Takimi me bankën KfW: Diskutohet projekti i ujësjellësit

0

Kryetari i Komunës Nazif Cungu me bashkëpunëtorë,  priti sot përfaqësuesit e Bankes Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe konsultantit Vodacom në lidhje me projektin e ujësjellësit.
Në takim u diskutua mbi mbarëvajtjen e projektit, sfidat, detyrimet, projektet dhe në përgjithësi mbi aktivitetet të cilat ShPK Ujësjellësi dhe Kanalizimi po realizon në kuadër të përgaditjes për investimin kryesor në infrastrukturë. Ky lloj investimi i cili pritet të fillojë të realizohet deri në fund të këtij viti kalendarik parasheh që Komuna e Ulqinit do ta rikonstruktojë rrjetin aktual dhe do të ndërtojë pjesë të reja të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

 Përveç të tjerave, projekti parasheh një reformë në sistemin e funksionimit të ShPK Ujësjellësi dhe Kanalizimi e cila do shërbejë që kjo kompani të vendoset në këmbë të shëndosha financiare dhe të jetë stabile dhe në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.

 

Comments

comments