Takim me poezinë shqipe në Ankara

0

Studentët shqiptarë në Ankara dje pasdite organizuan një aktivitet për poezinë shqipe në Librarinë Muze “Mehmet Akif Ersoj”.

Shija e poezisë shqipe u përcoll dje pasdite në një ambient simbol të poezisë “Librarinë Muze të Mehmet Akif Ersoj”, që mban emrin e shqiptarit me origjinë nga Peja që ka shkruar tekstin e himnit kombëtar të Turqisë.

Shtëpia e artit ndodhet në një nga lagjet më të vjetra dhe më tërheqëse për turistët e huaj dhe vendas në kryeqytetin turk, “Hamamönü”.

Organizatorja e kësaj mbrëmjeje poetike Olta Murataj, studente në Ankara, u shpreh se ky takim erdhi si dëshirë për të ndarë poezinë e mrekullueshme shqiptare me studentët shqiptarë dhe ata turq.

Në këtë mbrëmje poetike modeste poetët përbënin një mozaik shumëngjyrësh shqiptar. U lexuan poezi të poetëve të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria, Ulqini, Tetova dhe Maqedonia. Gjithsej dymbëdhjetë poetë të përzgjedhur me nga një poezi për secilin autor u përfaqësuan në këtë mbrëmje poetike. Krahas leximit të poezisë kishte shpjegime dhe komente mbi autorët.

This slideshow requires JavaScript.