Studim shkencor për vlerësimin e resurseve të Bunës dhe Liqenit të Shasit

0
????????????????????????????????????

Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural ka hapur thirrjen publike për vlerësimin e resurseve potenciale të Liqenit të Shasit dhe lumit Buna.

Nga ministria kanë njoftuar se qëllimi i kësaj thirrjeje publike është përpilimi i një studimi shkencor i cili do të tregojë metodat dhe masat që duhen marrë në shfrytëzimin e qëndrueshëm të rezervave të peshkut në këto dy zona.

Ky studim do të bëhet në kuadër të projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm i ekosistemit detar dhe bregdetar në Komunën e Ulqinit” i cili financohet nga Norvegjia dhe Komuna e Ulqinit.

Fondet e parashikuara për këtë studim janë 10 mijë euro.

Comments

comments