Statistika turke e vitit 1908: Rozhaja 86% shqiptarë, Tuzi 100%, boshnjakët nuk ekzistojnë

0

Një kopje të një botimi shumë interesant ka publikuar faqja Shqiptarët në Malsi. Bëhet fjalë për një statistikë të Perandorisë Osmane (1908–1909), ku tregohen vendet me shumicë të popullsisë shqiptare me numër të saktë të popullsisë dhe përqindje.

Në këtë statistikë bien në sy vendet shqiptare në Mal të Zi:Tuzi, Gucia dhe Rozhaja.

Sipas kësaj statistike Tuzi kishte 7647 banorë dhe të gjithë ishin të përkatësisë nacionaleshqiptare, përcjell Portali Albeu.

Gucia kishte gjithsej 12073banore prej ku prej tyre 9905 banorë apo 82,6% ishin shqiptarë, 1812 banorë apo 15,5% ishin serbë ndërsa të tjerë ishin 356 banorë apo 2,9%.

Rozhaja kishte gjithsej 17466 banore prej ku prej tyre 15032 banorë apo 86,5% ishin shqiptarë kurse 2434 banorë apo 13,5% ishin serbë.

Sipas saj, në Shkup para një shekulli kanë jetuar 50.258 shqiptarë, 9264 serbë dhe 29080 bullgarë (asnjë maqedonas, siç quhen sot).

Tetova ka pasur 52076 banorë shqiptarë, ndërsa Gostivari 23197 shqiptarë. Po ashtu, edhe në këto të dhëna përdoret termi bullgarë për banorët sllavë.

Tuzi ka qenë qytet 100% shqiptar. E njëjta vlen edhe për Kaçanikun. Prishtina kishte 60968 shqiptarë e 11093 serbë. Peja kishte 50440 shqiptarë e 13303 serbë. Prizreni kishte 64569 shqiptarë, 17219 serbë e asnjë turk. Ndërsa, Gjakova kishte 70963 shqiptarë e 687 serbë.

Në tabelë mund të gjeni edhe të dhënat për qytetet tjera të Vilajetit të Kosovës, përfshirë numrin e banorëve sipas kombësisë dhe përqindjen.

.

Comments

comments