Sot fillon procesi i rivarrimit të Isa Boletinit

0

Pas debateve të shumta kohët e fundit se ku duhet të rivarroset Isa Boletini, në fund u vendos që kjo të bëhet në vendlindjen e tij në Boletin të Mitrovicës.

Në dokumentin e publikuar nga Komuna e Mitrovicës, thuhet që aktivitetet do të fillojnë me një drektë tradicionale shqiptare që do të mbahen në fshatin e lindjes së heroit me datë 4 qershor.

Aktiviteti kryesor do të mbahet me dhjetë qershor në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, nga ku eshtrat e heroit do të barten në fshatin Boletin.

Comments

comments