Si përfitoi Komuna e Ulqinit nga projekti i foshnjores

0

Projekti për ndërtimin e foshnjores në Fushën e Ulqinit për një kohë të gjatë tërhoqi vëmendjen e opinionit popullor, atij politik, por edhe mediatik.

Sipas planit, qeveria e Malit të Zi do të financonte ndërtimin kurse Komuna do të jepte tokën. Falas.

Në seancën e Kuvendit komunal të mbajtur për këtë çështje në muajin dhjetor, dy këshilltarët të Forcës, Xhaudet Cakuli dhe Genci Nimanbegu abstenuan.  Me këtë, shumica e nevojshme prej 17 këshilltarëve nuk u arrit dhe marrja e vendimit u shty.

Kaq mjaftoi që “mediat” e cilësuara objektive ( vetëm nga vetë ata) të hedhin gurë e dru mbi këtë gjest të këtyre dy këshilltarëve, bile duke e cilësuar edhe si gjest kundër interesave të qytetit.

Edhe opozita, megjithse nuk mori pjesë në seancë, nuk kursej akuzat për papergjegjsi, obstruksion e kushedi se çfarë.

Që situata të sqarohet u desh iniciativa e deputetit Genci Nimanbegut, i nisur nga rastet e ngjajshme në komunat e tjera në Mal të Zi, që në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit ti dërgojnë kërkesë Ministrisë së financave për kompensimin e tokës në të cilën do të ndërtohet foshnjorja.

Në komunat e tjera, kjo Ministri kur ka financuar objekte të ngjajshme ka paguar edhe tokën, dhe nuk kishte asnjë arsye që e njëjta gjë të mos ndodhte në Ulqin.

Ky kompensim do të bëhet në formën e pagesës së kontributeve të prapambetura për të punësuarit e Komunës së Ulqinit.

Por megjithse ky gjest jo vetëm që nuk ishte kundër interesave të qytetit, por edhe pritet ti mundësojë Komunës një përfitim jo të vogël, në “mediat” e “pavarura” nuk gjeti as edhe hapsirën më të vogël.

Kaq sa i përket informimit objektiv dhe të paanshëm të opinionit.

 

Comments

comments