Shqipëria fiton 2-1 ndaj Serbisë në Austri (video)

0

Ndeshje mes SV Albania dhe KE Serbia, e zhvilluar Austri, ka përfunduar me fitoren e ekipit shqiptar me rezultatin 2-1.

Ka qenë ndeshja më e përfolur përsa u përket dy ekipeve të një lige inferiore në Austri. Takimin “historik” e kanë fituar shqiptarët e ekipit “SV Albania”. Për të parë këtë takim ishin mbledhur disa qindra tifozë shqiptarë. Pritej që të kishte edhe incidente pas takimit, por gjithçka ka kaluar në mënyrën më të mirë ndërsa festa ka qenë e gjitha e shqiptarëve.

Emocionues është momenti kur në fund të takimit lojtarët dhe trajneri kanë kërcyer në fushë një valle popullore shqiptare. Gjithçka mori kuptim më të gjerë pas incidenteve në Beograd në ndeshjen eliminatore për “Euro 2016” ndërmjet Serbisë e Shqipërisë.