Shaqiri tek Inter. Pritje madhështore nga fansat

0

 Xherdan Shaqiri tashmë është një lojtar i interit. Bajerni i Mynihut ka pranuar propozimin e klubit zikaltër që lojtari shqiptar me nënshtetësi zvicerane të arrijë në klubin që drejton  Roberto Mançini si hua me obligimin për ta rishikuar kontratën.

Inter kishte prezantuar ofertën e tij tek shoqëria bavareze dhe lajmi i mirë mbërriti pas takimit ndërmjet drejtuesve të Interit Fassone e Ausilio, agjentin e Shaqirit, si dhe drejtuesit e Bajernit Rummenige dhe Sammer.

Mesfushori nga Kosova, mëngjesin e sotëm nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e organizuar nga trajneri i Bajernit Guardiola dhe pritet nga sot apo nesër të firmosë për Interin deri në vitin 2019. Shaqiri është blerja më e re për Interit pas Podolskit, i cili inaguroi pjesmarrjen e tij tek zikaltrit në “Derbin e Italisë” me Juventusin, ndeshje që u mbyll në barazim.

Ndërkohë Shaqiri ka zbritur ne aeroportin Malpensa i pritur me entuziazëm nga një numër i madh fansash të Interit.

Comments

comments