Satira: Një formë e harruar në Mal të Zi (foto)

0

Satira dhe karikaturat me tema politike kanë qenë gjithmonë një pjesë e vecantë e gazetarisë, si në të kaluarën ashtu edhe sot. Por kjo formë e të shprehurit e cila kërkon një mjeshtri të vecantë, në Mal të Zi vështirë të vërehet.

A është kjo pasojë e mungesës së frymëzimit, talenteve apo autocenzurë vështirë të thuhet, pasi temat nuk mungojnë.

Edhe ato pak tekste që i përdorin ato janë të rrallë dhe shpesh të pakonceptuar si duhet. Por nuk është e njëjta situatë në gjithë rajonin. Në vendet fqinje, cdo përplasje politike apo temë shoqërore me rëndësi, pasohet doemos edhe me satirën dhe karikaturat humoristike.

Nga ky humor, kuptohet, nuk shpëton askush. Politikanët gjithmonë janë të parët në shënjestër, por edhe figura të tilla si Papa apo organizata si ISIS nuk i shpëtojnë frymzimit të autorëve të ndryshëm.

Në pamundësi të sjellim para jush gjithë ato tekste, foto, apo karikatura, po sjellim disa më interesantet në kohët e fundit.

 

This slideshow requires JavaScript.