San Francisko: Prezantohet Iphone 6s, 6s Plus, Ipad Pro dhe Apple Watch

0

Apple mbrëmë bëri prezantimin e shumë-pritur të linjës së saj iPhone, njoftur si iPhone 6s dhe 6s Plus , të cilat përfshijnë një funksion të ri të quajtur ” 3 – D touch ” dhe një kamera të aftë për kapjen  e videove 4k Ultra HD.

“Asnjë produkt është më shumë inovativ sesa iPhone , ” tha CEO Tim Cook në prezantimin e organizuar nga kompania në San Francisko . ” Ne kemi ndryshuar gjithçka në lidhje me këto iPhone të reja . ”

IPhone 6s dhe 6s Plus do të dalin në tregjet e SHBA-së , Kinës dhe vendet e tjera në shtator 25 , me para- porosi duke filluar nga e shtuna, 12 shtator.

Iphone 6s ka një ekran 4.7 inç dhe peshon 5 ounces (rreth një gjysmë ounce  më i rënda sesa iPhone 6 ) , ndërsa 6s Plus ka një ekran 5.5 inç dhe peshon 6.8 ounces .

IPhone 6S fillon me cmim nga 199 $ kurse Iphone 6s Plus fillon nga $ 299 ( me një kontratë dyvjeçare) . Apple gjithashtu njoftoi një program të ri të pagesave mujore për klientët që duan një opsion për tregtimin e modeleve të ardhshëm me çmime mujore duke filluar nga $ 32 dhe $ 37 , respektivisht .

Poashtu u prezantua e dhe IPad Pro, më ekran më të madh se paraardhësi i tij dhe me një procesor më të fuqishëm.

Me ekran prej 12.9 inch, Ipad Pro lirisht mund të quhet edhe laptop.

Cmimet e Ipad Pro do të fillojnë nga 799$ (32GB) e deri në 1079$ (128GB).

U prezantua edhe Apple Watch i përforcuar me mjaft funksione të reja, sic është ai që mjekëve u mundëson përcjlljen shëndetsore të pacientit.

Comments

comments