Qytetarët e BiH dhe Bashkësia Islame ngrenë zërin e tyre kundër ISIL

0

Kreu i Bashkësisë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë, Efendiu Husein Kavazovic, dënoi fuqishëm vrasjen brutale të punonjësit humanitar britanik David Haines në Irak, duke thënë se ky ishte një akt i tmerrshëm i vrasjes së punonjësit humanitar.

“Ne do të lutemi për shpirtin e tij të pafajshëm me simpati të thellë për familjen e tij, që duhet të jetë, si të gjithë ne, krenare për punën e tij të përkushtuar për mirëqenien e qenieve njerëzore. I bëj thirrje njerëzve që besojnë në një Zot ta ndalojnë këtë të keqe. Muslimanët në mbarë botën duhet të tregojnë përkushtimin e tyre për të ndaluar këto vrasje,” tha Kavazovic në një apel për Bashkësinë Islame.

Haines ia kushtoi shumicën e jetës së tij për të ndihmuar njerëzit në nevojë në vende të ndryshme dhe ai ka ndihmuar shumë të kthyer boshnjakë.

“Një detyrim moral që të reagojnë dhe të dënojnë të gjitha vrasjet e padrejta është i duhur për muslimanët,” tha Kavazovic. “Ankesa ekspozon karakterin e vërtetë të Bashkësisë Islame si një mbrojtje e pafajshme dhe bamirëse. Publiku ka mirëpritur ankesën dhe ajo ngriti më shumë vëmendje ndërmjet qytetarëve se sa çdo akt tjetër mirësie i Effendiut Kavazovic. Njerëzit janë të vetëdijshëm se këto fjalë kanë më shumë rëndësi dhe mund të konsiderohen si akte të vullnetit të mirë të destinuara për të bërë ndryshime pozitive dhe konkrete,” tha Emir Dzambegovic, një profesor në Universitetin e Sarajevës.

Shumë shtetas të BiH gjithashtu reaguan ndaj veprimeve të ISIL.

“Duke marrë jetën e një burri tjetër nuk është në frymën e Islamit ose ndonjë traditë tjetër, dhe kjo duhet të shprehet qartë. Kjo është një rrugë e keqe që dikush po e merr për të arritur qëllimet e tij të errëta, dhe fjalët e Zotit nuk kanë asgjë të bëjnë me të”, tha Abdurahman Islamovic, një praktikues fetar në Kazin, për SETimes.

“Në kohën e rritjes së tjetërsimit, është tronditëse të shohësh këto ekzekutime brutale. Njerëzit e qëllimeve të këqija kanë shfrrytëzuar gjendjen për të zhvendosur fokusin e publikut, por edhe për të testuar nivelin e tolerancës dhe të respektimit të dallimeve midis qenieve njerëzore,” tha Mevlida Hasic, një mësues në Sarajevë, për SETimes.

Megjithëse reagimet nuk mund të ketë një ndikim të rëndësishëm mbi ISIL, fjalët patën impakt në Bashkësinë Islame, tha një analist.

“Edhe pse efektet e mesazheve paqësore nga Bosnja e Hercegovina nuk janë të mëdha, reagimi i Bashkësisë Islame është shumë pozitiv, sepse ajo ka rëndësi të madhe për komunitetin fetar dhe më gjerë të BiH,” tha Sejn Huseinefendic, një specialist i komunikimit në Universitetin e Tuzlës, për SETimes./SETimes/

Comments

comments