Qeveria miraton kredinë prej 4.25 milion euro për Komunën e Ulqinit

0

Në mbledhjen e djeshme qeveria e Malit të Zi ka miratuar kredinë prej 4,25 milionë euro për Komunën e Ulqinit, nga 5.5 milionë të kërkuara prej saj.

Këto mjete do të shfrytëzohen kryesisht për kthimin borxheve të grumbulluara, pagesat e kontributeve dhe rrogat e prapambetura të punëtorëve. Kredia do të merret nga Erste Banka në periudhë kthimi 10 vjeçare, me interes 3,6 % në nivel vjetor.

 

Comments

comments