Punëtoria e dytë për nënat familjare

0

“Prind i vetëm është dikush që kryen dyfishin e asaj çfarë ju si nënë apo baba kryeni. Ai person është njëkohësisht edhe nënë edhe baba!”- ishte njëra ndër thëniet e grave sot në punëtorinë e organizuar në hapsirat e OJQ-së “Horizonti i ri”. Punëtoritë për nënat kryefamiljare realizohen në kuadër të projektit “Krijimi i partneritetit për mbështetjen e shërbimeve të reja sociale në Ulqin”, të cilin e realizojnë organizatat e shoqërisë civile “Fëmijët e Malit të Zi” (Podgoricë) dhe “Horizonti i Ri” (Ulqin) mbështetur nga Komuna e Ulqinit dhe Qendra për punë sociale Ulqin. Përveç aktiviteteve që kanë për qëllim fuqizimin e pozitës së nënave kryefamiljare në shoqëri, rritjen e vetbesimit, të pranishmit patën mundësinë të flasin edhe për problematikën dhe problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë e të cilat i përkasin strehimit të grave apo zgjedhjen e çëshjes së banimit. Shumica e grave të kyçura në punëtori janë në gjendje sociale dhe i intereson të informohen se si Komuna e Ulqinit planifikon në të ardhmen të kujdeset për ketë grup të nënave?

Çfarë ndodh me shtëpizat që gjinden në Kodra apo Meteriz dhe si bëhet zgjidhja e atyre që mund të shfrytëzojnë shtëpizat? A janë shfrytëzuesit e shtëpizave edhe pronarë të objekteve dhe a bëhet monitorimi i shfytezimit të këtyre hapsirave?
Në puntorin e ardheshme do të jenë prezent perfaqesuesit e Komunës me ç`rast nënat do të kenë mundësinë të informohen mbi keto apo edhe shumë pyetje dhe çështje tjera.

This slideshow requires JavaScript.

Comments

comments