Propozim ligji për komunën e Tuzit pritet në tetor

0

Sipas marrëveshjes së Forcës me partinë më të madhe në pushtet (PDS), në tetor kuvendit të Malit të Zi do ti dorëzohet propozim ligji për ndryshimin e organizmit territorial, cka do të hap rrugë për statusin e Malsisë si komunë, shkruan “Dan”.

Sipas burimeve jozyrtare të kësaj gazete, aneksi i kësaj marrëveshje është pothuajse i kompletuar në të gjitha pikat, dhe nënshkrimi i saj pritet në 20 ditët e ardhshme.

Gjithashtu ky aneks parasheh edhe decentralizim më të theksuar të komunave, sidomos në sferën e menaxhimit të resurseve.

Forca muajt e fundit disa herë ka dalë me deklarata se nuk është e kënaqur me ecurinë e marrëvshjes me PDS të nënshkruar në vitin 2012. Kjo pakënaqësi ka rrjedhur sidomos nga stagnimi i zgjidhjes së cështjes së statusit të Tuzit dhe decentralizimit në nivel të komunave.

Comments

comments