Prodhohet vaksina kundër varësisë nga nikotina

0

Vaksina ka rezultuar efektive mbi minjtë laboratorik, ndërsa në periudhën e ardhshme pritet që ajo të përdoret edhe tek njerëzit.

Shkencëtarët në prodhimin e vaksinës kanë bashkuar antigjene të nikotinës që kanë lidhje me një molekulë të proteinave dhe testimi i deritanishëm i vaksinës në minj ka dalë i suksesshëm.

Shkencëtarët në Institutin Amerikan të Kërkimeve “Scripps” pretendojnë se kanë prodhuar një vaksinë kundër varësisë ndaj nikotinës.

Vaksina ka rezultuar efektive mbi minjtë laboratorik, ndërsa në periudhën e ardhshme pritet që ajo të përdoret edhe tek njerëzit.

Shkencëtarët gjatë prodhimit të vaksinës bashkuan antigjene të nikotinës lidhur me një molekulë të proteinave dhe testimi i vaksinës në minj kaloi me sukses. Pas injektimit të substancës në venat e minjve laboratorik, organizmi i tyre filloi të prodhojë antitrupa të cilat vrisnin grimcat e nikotinës para se ato të arrinin në tru.

Shkencëtari kryesor në mesin e studiuesve, të cilët kanë prodhuar këtë vaksinë, Kim Janda, tha se qëllimi ishte për të shkaktuar kundërreaksion në trup, duke bërë të mundur që vetë trupi ta refuzojë nikotinën. Ai tha se nuk e di se kur do të fillojë testimi i vaksinës në njerëz, por shtoi se vaksina do të reagojë edhe ndaj varësive të tjera, gjë kjo që do të vërtetohet në të ardhmen. Nëse vaksina do të jetë e suksesshme, kjo arritje do tu vijë në ndihmë miliona njerëzve në mbarë botën.

Studimi është publikuar në revistën “Journal of Medicinal Chemistry”.

Comments

comments