Prezantohet projekti “Hapni kufinjtë për avantura dhe mundësi të reja për udhëtime”

0

Me 16.02.2017, në hapësirat e Organizatës joqeveritare Mogul është mbajtur prezentimi në kuadër të projektit EU *Hapni kufinjtë për avantura dhe mundësi të reja për udhëtime*. Volonturizmi si një risi në vendin tonë, i drejtuar në ato turistë që janë të interesuar për pushime aktive dhe me njohjen e destinacioneve me anë të kontakteve direkte shoqërore dhe me pjesëmarrjen e programeve me pergjegjësi shoqërore, është bazë e produkteve turistike që do të kontribojë në pjesët kufitare atraktive të Malit të Zi dhe Kroacisë.

Turizmi si dega kryesore e këtij rajoni, përmes të produkteve turistike ekologjike dhe innovative do të mundësoje zhvillimin dhe do të përmiresojë bashkëpunimin ndërmjet sektoreve publik dhe joprofitabil në punimin e koncepteve për pushime dhe udhëtime, si dhe aktiviteteve volontare në rajonin e pasur me mënyrën e jetës tradicionale, bukurive natyrore dhe ruajtjen e mjedisit.

Turizmi mund të themi që është dega më e rëndësishme ekonomike edhe tek edhe në botë – fillimisht për shkak të punësimeve dhe profitit. Edhe pse ky sektor është goditur nga kriza ekonomike, sot është ajo degë e cila tregon shenjat më të shpejta të shërimit. Organizata Turistike e Ulqinit si gjithmonë merr pjesë ne çdo takim që ka të bëjë me temën e turizmit, morri pjesë edhe sot në këtë prezentim së bashku me praktikantet që janë momentalisht të punësuar tek ne, të cilët patën mundësine që të fitojnë disa informata dhe të dhëna kryesore për trended e reja turistike në botë siç është pra volonturizmi.

Poashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për potencijalet e Komunës sonë nëpërmjet disa shembujve konkret ku mund të implementohet ky trend i turizmit.

Përfaqësuesi i Organizatës Turistike Armend Milla tha që është e rëndësishme të përmendet që ky trend është duke u konsideruar shumë interesant ne disa vende rajonale siç janë Kroacia dhe Slovenia. Ky trend eshte ngushte i lidhur me përgjegjësine shoqërore kështu që do të duhet kohë që të jetë ne dispozicion edhe disa grupeve më të mëdha dhe të organizuara në vendin tonë. Një shembull në të cilin mund të bazohemi dhe mund të shpresojmë që volonturizmi do të zhvillohet dhe përparojë në të ardhmen, kur është diskutuar për eko turizmin para 20 viteve, nuk kemi qenë në dijeni që eko turizmi do të arrije nivelin dhe pozicionin ku gjendet sot, kështu që kur diksutohet për këto trende dhe risi turistike, gjithnjë duhet të lemë kohën si treguesi më i mirë por gjithmonë me angazhimin tonë maksimal.

 

Shërbimi i OT Ulqin

 

Comments

comments