Përfaqësuesit e bankës KFW për vizitë në Uqin

0

Sot Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij pritën përfaqësuesit e bankës Gjermane për zhvillim KfW, Vodakomit, NP Ujësjellës – Kanalizime dhe kompanive konsultative Sachsen -wasser dhe Hydrophil.
Ne takim u fol mbi situaten aktuale ne NP Ujësjellës-Kanalizim dhe vazhdimin e realizimit të projektit për ndërtimin e sistemit për furnizim me ujë dhe sistemit te kanalizimit për 4 njësi (Bratica, Totosh, kodra dhe Mal i Bardhë), i cili momentalisht ndodhet ne fazën e pergaditjes teknike, fazë e cila i paraprinë fazës kryesore gjatë së cilës pritet realizimi i investimit ne infrastrukture ne vlerë prej 20 milion eurosh.
Përfaqesuesja e Bankës KfW, njëherit dhe menaxherja e projektit Lotte Westermann, tha se nga qeveria Gjermane pritet që përveç ndryshimeve në infrastrukturë, projekti të shërbejë edhe si bazë për reforma në NP Ujësjellës dhe Kanalizim si dhe pritet që kjo ndërmarrje të jetë e gatshme që ne periudhen e ardhshme të menaxhojë dhe mirëmbajë sistemin modern i cili pritet të ndërtohet. Përveç të tjerave, ajo përshendeti mundimin që po bën Komuna e Ulqinit që të zgjidhi problemet egrumbulluar prej kohësh me qëllim që të përshpejtohet realizimi i projektit.
Kryetari Cungu theksoi se ne Komunë te Ulqinit vazhdimisht ka inicijativa për projekte të tilla dhe beson se ne periudhën e ardhshme Komuna e Ulqinit do gjejë zgjidhje për problemet e krijuara gjatë viteve dhe në atë drejtim të veprojë që NP Ujësjellës dhe Kanalizim të kalojë në nje ndërmarrje e zhvilluar dhe rentabile. Ai foli edhe për projektet ne Krruç dhe në Brajshë fillimi i realizimit i të cilëve pritet në periudhën e ardhshme.
Ne fund kryetari Cungu theksoi se ky projekt për të cilin flitet do të ndikojë ndjeshëm në zgjidhjen e problemit të Port Milenës dhe do ndikojë ne permirësimin e jetës së qytetarëve te Ulqinit.

Comments

comments