Përçarje në socialdemokratët e Ulqinit?

0

Deklarata e kryetarit të Këshillit Komunal të PSD-së  Selim Resulbegoviq, se socialdemokratët e Ulqinit përkrahin kandidatin Ivan Brajoviq për kryetar partie, duket se ka shkaktuar plasaritje në kryesinë e saj.

Kryetari i klubit të këshilltarëve dhe njëri nga  delegatët e saj në kongres, Skender Elezagiq, i ka quajtur manipulime këto deklarata dhe se në Konventën zgjedhore të këtij këshilli nuk ka pasur qasje direkte për njërin apo tjetrin kandidat.

Por Resulbegoviq ka reaguar përsëri mbrëme, duke thënë se 5 nga 6 delegatët e zgjedhur janë deklaruar haptas për mbështetje të Brajoviqit dhe se këtu nuk ka asnjë manipulim.

“Në PSD çdo kush ka të drejtë për mendimet dhe qëndrimet e veta, bile edhe idetë e gabuara.”, tha Resulbegoviq për media.

 

Comments

comments