I pari automobil transformer fluturues i gatshëm për prodhim (video)

0

I pari automobil në botë i gatshëm për prodhim, që transformohet nga një automobil në aeroplan vetëm brenda disa sekondave, u zbulua para publikut nga shpikësit e vet austriakë.

Prezantimi i Aeromobil 3.0 u mbajt në Festivalin Pioneer në kryeqytetin Austriak të Vjenës të mërkurën.

“Realisht, i jam kushtuar kësaj lëmi rreth 25 vjet dhe fillova në një garazh së bashku me babain dhe vëllain tim dhe zhvilluam disa projekte, disa prototipe dhe tanimë është koha për prezantimin e konceptit real,” tha bashkëthemeluesi i Aeromobil dhe drejtori teknologjik Stefan Klein.

Aeromobil 3.0 transformohet nga një automobil në aeroplan duke i hapur krahët, që ndodhen pas kabinës së drejtimit, në vendin ku në automobil normalisht gjenden ulëset.

Ky automjet kompakt është dizajnuar për vozitje nëpër trafik rrugor dhe të zërë vend në një vendparkim standard.

Automobili fluturues ka nevojë për një shteg prej barit prej rreth 250 metra që të ngritet, dhe rreth 50 m që të ulet.

I pajisur me motor Rotax 912, mund të arrijë shpejtësi deri tek 160 km në orë në tokë dhe 200 km në orë shpejtësi në ajër.

Për ta pilotuar nevojitet licenca e pilotit, ka të gjitha pajisjet e sigurisë që ka çdo mjet fluturues – duke inkuadruar autopilotin, avioniks, si dhe sistemin e lëshimit të parashutës.

Mjeti sillet si një “aeroplan normal,është fantastik në ajër dhe komfortabël në tokë. Dhe siç thashë, ideja ime u aktivizua sepse dëshirova të jem i lidhur me emocion, pasion, me liri dhe të prezantoj një mjet që mund të lidhë njerëzit,” tha Klein gjatë prezantimit.

Automobili fluturues u testua me sukses në ajër, Sidoqoftë, Klein dhe partneri i tij i biznesit, Juraj Vaculik, thanë se nuk po marrin ende porositë, sepse procesi standard i prodhimit duhet të perfeksionohet.

Sipas shpikësve, kur Aeromobil 3.0 përfundimisht të dalë në shitje, do të kushtojë më pak se një aeroplan i vogël, por më shumë se një automobil sportiv.

Më poshtë mund të shihni foto dhe video të automobilit fluturues.

This slideshow requires JavaScript.

Comments

comments