Padi penale kundër “Forum-UL”. Jepnin lajme të rrejshme? (Video)

0

Zjarrëfikësit e Ulqinit kanë kaluar gjithë verën në luftën me zjarrin, si në Ulqin ashtu edhe në qytetet e tjera të Malit të Zi, duke treguar vazhdimisht profesionalizmin e tyre. Kjo siç duket u ka vrarë syrin qarqeve të caktuara politike në Ulqin, të cilët nën arsyetimin se merren me trajtimin e problemeve sociale dhe politike, nuk bëjnë kurrgjë tjetër përveç shpifjeve ndaj personave apo institucioneve të caktuara.  Shefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Ulqin, Flamur Sella,  për televizionin Teuta ka konfirmuar  se ky institucion ka kohë që ndodhet në shënjestër të akuzave të vazhdueshme për paligjshmëri në punë.

Gjatë kësaj periudhe në polici nëpërmes OJQ MANS janë dërguar disa padi anonime,  edhe pse në fund u zbulua se MANS ishte vetëm keqpërdorur, dhe se akterët kryesor ndodhen në Ulqin. Sella ka thënë se të gjitha inspeksionet kanë treguar se çdo gjë është konform ligjit dhe se në këtë shërbim nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore.

Për këtë ai në polici ka ngritur edhe padi ndaj një portali në Facebook në gjuhën malazeze, Form-UL, i cili administrohet nga një individ me emrin Baro Vukoviq.

Vukoviq, tha Sella,  i cili është edhe anëtar i Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA, ka pranuar të bëjë publik burimin e informacioneve të pasakta në dëm të zjarrëfiksëve, në këmbim të tërheqjes së padisë nga Sella. Pasi është identifikuar akteri i dezinformimeve, Sella emrin e tij e ka bërë publik para gjithë punonjësve, të cilët sipas fjalëve që qarkullojnë në qytet, kanë reguar me mjaft mllef.

Sipas televizionit Teuta, personi në fjalë ka inicialet F. H. dhe është në lidhje familjare me persona të angazhuar politikisht. Po ashtu dyshohet se i njëjti person është shfrytëzuar edhe në rast të tjera nga portale dhe gazetarë-mercenar, për qëllime politike në favor të disa partive dhe në dëm të kundërshtarëve të tyre politik.

Ajo çka habit më së shumti, është niveli i ulët i moralit i personave të caktuar, të cilët për përgfitime të vogla politike nuk ngurrojnë të merren me shpërndarjen e informacioneve të pavërteta në dëm të individëve profesionistë. Aq më tepër që për këtë shfrytëzojnë edhe persona naiv dhe që nuk janë në gjendje të parashikojnë pasojat.

E gjithë kjo vetëm për disa pikë politike që ka shumë gjasa të mos i fitojnë!

Intervistën e Flamur Sellës mund ta ndiqni më poshtë.

Zjarrfikesit ne shenjester te dezinformatava by tvteuta

Comments

comments