Pa pakica, marrëveshja në mes PDS dhe PSD është e kotë

0

Lideri i Partisë Liberale Andrija Popoviq, tha se deri tani nuk ka marrë asnjë thirrje nga opozita për konsultime rreth qeverise së përkohëshme.

“Derisa qeveria funksionon në mënyrë stabile, nuk ka nevojë për qeveri të tilla”, tha ai.

I pyetur rreth aneksit të marrëveshjes në mes PDS dhe PSD, Popviq deklaroi se kjo marrëveshje pa partitë e pakicave është si të bësh llogarinë pa hanxhinë.

“Hanxhitë në këtë rast janë Partia Liberale, Partia Boshnjake, Forca, HGI, dhe Alternative Shqiptare. Cdo marrëveshje pa këto është e kotë”- tha në mes tjerash Popoviq.

Comments

comments