OT: Ofertë turistike në Stamboll

0

Organizata Kombëtare e Turizmit e Malit të Zi (NTOCG) do të paraqesë ofertën e Malit të Zi për sezonin e ardhshëm në një nga panairet më të rëndësishme turistike në tregun e Lindjes Mesdheut, EMITT 2015, i cili mbahet në Stamboll.

“Interesimi i agjensive turke dhe i turistëve individuale për Mal të Zi tregon se tregu turk është ende në rritje të konsiderueshme për destinacionin tonë. Vizitorët treguan interes të madh për ofertat e reja dhe atraktivitetin e ofertës turistike,  si turnetë kulturore, ekskursionet etj, ” thanë në NTOCG.

Në panair ofertat e tyre do ti paraqesin Riviera e Budvës, Montenegro Stars Hotels Group, The Queen of Montenegro si dhe organizatat turistike të Budvës, Ulqinit, Kotorrit, Cetinjës dhe Podgoricës

Nga NTOCG thanë se në 2014-en Malin e Zi e kanë vizituar afër 20 mijë turistë nga Turqia, të cilët kanë kryer 39 mijë fjetje, çka është një rritje prej 19% në krahasim me 2013-en.

Comments

comments