Formohet Shoqata Kulturore Artistike “ Dulcinea “

0

“SH.K.A DULCINEA” ka për qëllim përparimin, organizimin dhe zhvillimin e kulturës dhe artit. Kjo shoqëri në rradhët e veta i tubon qytetarët, në rradhë të parë rininë shkollore dhe studentore, e cila ka afinitet ndaj punës kulturoro-artistike.

Shoqata do te organizoj manifestime për përmbushjen e nevojave kulturore të qytetarëve dhe pjesëmarrje në manifestime, defile, festivale dhe manifestime tjera kulturo-artistike në vend dhe jashtë shtetit.

Qëllimi i shoqatës është nxitja dhe iniciativa për zgjerimin e rrjetit të aktiviteteve kulturore si dhe zgjerimi i jetës kulturore dhe artistike të popullatës shqiptare në Mal të Zi.

Drejtures i kësaj shoqate është koreografi i diplomuar Musa Hoxha i cili ka marr pjesë në shumë manifestime kulturore brenda dhe jasht vendit në Kosovë, Shqipëri, Turqi, Maqedoni, Itali, Bosnjë dhe Hercegovine, Ceki , Austri, Bulgari, Greqi dhe SHBA

Veshja, vallja, kënga, doket e zakonet janë substanca që traditën tonë e kanë ruajtur dhe kultivuar nëpër shekuj, prandaj mbetet obligimi i yni që t’i ndihmojmë me forcat tona në avancimin e tyre sepse ato në këtë formë do të vulosin identitetin tonë në këto treva.

Prandaj ftojmë të gjithë të interesuarit posacërisht rinin shkollore dhe studentore të cilat kanë dëshirë të regjistrohen në Shoqatën Kulturore Artistike DULCINEA

Regjistrimi ne Shoqatën kulturore është pa pagesë.

Për regjistirm të interesuarit mundë të kontaktojn në nr 06599494