Ora e planetës edhe në Ulqin

0

Të shtunën më  28. 03.2015 , në Orën  20:30 – 21:30 veprojmë  për Orën e Planetës duke i dhënë 1 orë pushim planetit tonë me ndaljen e dritave.

Veprimi “Earth Hour” është një iniciativë ndërkombëtare e krijuar në 2007 në Sydney si një aksion botëror për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me ndryshimin e klimës.

Në nivelin global ky akcion organizohet dhe mbështet nga Fondacioni WWF (World Wildlife Fund)

Aksionit do ti bashkangjiten miliona njerëz mbarë botës, në 7000 qytete dhe 162 shtete, që simbolikisht ndalin dritat për të siguruar mbështetje për ruajtjen e planetit. 

Në Mal të Zi, kjo iniciativë organizohet nga OJQ Green Home, i cili bënë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve të bashkohen në këtë fushatë.

Akcionin do ta përkrahin disa Qytete të Malit të Zi perfshire edhe Komunën e Ulqinit.

Komuna e Ulqinit do ti  kycet  këtij aktiviteti duke ndalur ndriçimin publik në pjesët në vijim:

Tërë bulevardi Gjergj Kastrioti Skenderbeu  nga  Palma duke vazhduar deri tek  unaza ose ,,Sheshi i ullirit,,   e gjithë rruga ,,Hafiz Ali Ulqinaku,, dhe vazhdon në shetitoren  në “Ranë” dmth. rruga  e “Marinarëve të Ulqinit”.

Ftojmë të gjithë qytetarët që ti bashkangjiten këtij akcioni duke treguar vullnetin dhe dëshirën për të ruajtur planetin tonë.

Bashkangjituni për të ardhmen tuaj!

Comments

comments