OJQ Harmonia: “Zëri i Poeteshave” së shpejti në Qendrën për Kulturë

0

 

Edicioni i 17- të i manifestimit tradicional, “Dita e poezisë shqipe” që realizohet nga OJQ “Harmonia”, kësaj radhe i dedikohet letërsisë moderne të krijueseve. Manifestimi do të mbahet më 12 shtator në Galerinë e Arteve të Qendrës për Kulturë në Ulqin.

E ftuara speciale është poetja Flora Brovina, kryetare e Lidhjes së shkrimtarëve të Republikës së Kosovës.

Pjesmarrjen e kanë konfirmuar gazetarja e parë e diplomuar shqiptare në Malin e Zi, Gjylie Rexha, redaktore në Radio Kosovë si dhe pedagoge e degës së gazetarisë në Prishtinë. Poetja dhe studiuesja nga Saranda Dr.Irena Gjoni, poetja dhe veprimtarja nga Gjakova ,Migena Arllati, poetja dhe studiuesja nga Shkodra Mimoza Rexhvelaj, poetesha me prejardhje nga Ulqini, Rozafa Shpuza etj. si dhe autore vendase.

“Me këtë rast,i pranishëm do të jetë edhe do të referojë njeri ndër analistët më të shquar të poezisë shqipe në përgjithësi, Prof.Dr.Behar Gjokaj”,- thonë në OJQ “Harmonia”.

Projekti realizohet me përkrahjen e Fondit për mbrojtjen e realizimin e të drejtave të pakicave.

 

 

 

/tvteuta.me/

Comments

comments