Nxënësit nga Gjermania vizitojnë Ulqinin

0

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij pritën në një takim grupin e nxënësve nga qyteti Ludwigshafen i Gjermanisë dhe mësimdhënësit e tyre.

Tashmë, vizita që ata i bëjnë shkollës së mesme të qytetit tonë dhe anasjelltas ka një traditë afro 15 vjecare. Nxënësit , mysafirë ndoqën me vëmëndje të dhënat e prezantuara për qytetin tonë, të kaluarën e tij dhe monumentet e shumta kulturo historike.Në ditët në vijim për ta është hartuar një program i vecantë i vizitave. Ata shoqerohen nga moshatarët e tyre ku dhe janë vendosur.
Shkëmbimi i eksperiencave tashmë është nevojë dhe imperativ i kohës. Në këto takime përcmohen përvojat për përmbajtjet mësimore, përgjegjsitë vetiake të nxënësve dhe pjesëmarrja aktive në mësim dhe jetën shkollore.

 

Comments

comments