Nishani: Përkrahje për çdo iniciativë të përbashkët

0

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, është takuar dje në Durrës me përfaqsuesit e partive shqiptare. Ky takim, siç mëson portali lajm.me, ishte i planifikuar prej kur presidenti i Shqipërisë ishte për vizitë në Ulqin.

Në takim është biseduar kryesisht për problemet e vazhdueshme me të cilat përballet populli shqiptar në Mal të Zi, dhe mënyrat e mundshme të tejkalimit të tyre.

Siç mëson portali ynë, Nishani ka theksuar rëndësinë që për shqiptarët ka antarsimi i Malit të Zi në NATO, marrëdhëniet e mira ndërshtetërore, dhe ka premtuar angazhim të Shqipërisë në përmirsimin e statusit aktual të shqiparëve, i cili nuk është në nivelin e kënaqur.

Gjithashtu,  presidenti Nishani ka ofruar përkrahje për të gjitha iniciativat politike që do të jenë rezultat i angazhimit të përbashkët të subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi.

Comments

comments