Nimanbegu: Pa kthimin e Valdanosit nuk ka përkrahje.

0

Forca nuk do të jap përkrahje bjanko askujt, ishte përgjigja e nënkryetarit të Parlamentit të Malit të Zi Genci Nimanbegut në pyetjen e gazetarit të DAN-it,  a do të jap Forca përkrahje kandidatit të DPS-it në zgjedhje presidenciale.

Në intervistën ekskluzive për këtë gazetë Genci Nimangebu shpreh pakënaqësinë në vonesën e realizimit e disa pikave të marrëveshjes sikur kthimi i pronës së Valdanosit ku nuk jemi të gatshëm të japim kurrfarë lëshimit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes është punuar elaborati për gjendjen e ullishtës së Valdanosit dhe është përgatitur propozimi i dokumentit juridik për kthimin definitiv të pronës dhe kjo është dërguar të gjithë anëtarëve të koalicionit.

Koalicioni Shqiptarët e vendosur nuk bëjnë kompromis me qëllimet kryesore për të cilën kemi fituar përkrahjen e votueseve shprehet ai.

Në anë tjetër ne kemi arritur disa pika të marrëveshjes të cilat kanë rënduar më parë raportet në shoqëri. Është votuar Komuna e plotë e Tuzit dhe kjo ishte e mundur vetëm me këmbënguljen dhe vendosmërisë sonë dhe kjo është meritë vetëm e partive të koalicioneve tonë, natyrisht bashkë me të gjithë ato që e kanë votuar në Parlament me 27 prill 2017.

Kemi arritur të dakordojmë Planin hapësinore të Ulqinit me të cilën e kemi mbrojtur hapësirën e kripores dhe natyrisht kemi mbrojtur Valdanosin nga ndërtimi që veçanërisht na bën krenar dhe tregon që kemi punuar me përgjegjësi dhe kemi arritur suksesin, vazhdon Nimenbegu.

Në pyetjen së si do të dalijn FORCA në zgjedhjet lokale, Nimanbegu thotë që organet e partisë do të vendosin se si do dalijn në zgjedhje. Do je jemi të kapur për bashkëpunim me të gjithë ato që interesin e përgjithshëm e kanë në vend të parë dhe çka është e sigurisht, nuk do hyjmë në koalicione me “grupet e interesit të disa te ashtuquajtur lider” të udhëzuar vetëm nga interesi personal.

Në pyetjen e gazetarit se a është në konflikt të interesit duke ditur se njëkohësisht është edhe kryetar i këshillit kombëtar edhe nënkryetar i Parlamentit Nimanbegu shprehet,

“Nga fundi i vitit 2013 kur jam zgjedhur për kryetar të KKSH-së, ketë post e mbuloj në mënyrë vullnetare, pa pagesë, që është e pabesueshme për shumicën që nuk janë mësuar më këtë lojë raportit me funksione publike. Sikur të isha në konflikt të interesit të njëjtin moment e kisha ndërprerë.

Comments

comments