Rruga Ulqin-Krythë: Nimanbegu dyshon për neglizhencë dhe opstruksione

0

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu, në seancën e sotme të Kuvendit, i bëri pyetje ministrit të komunikacionit Osman Nurkoviq se pse po vonon procedura për ndërtimin e rrugës Ulqin-Krythë, e cila ka një rëndësi të madhe për banorët e kësaj zone dhe ekonominë e Ulqinit.

Nurkoviq u arsyetua me procedura tepër të ngatërruara të ligjit për prokurimet publike, i cili lejon ankesa shpesh të panevojshme dhe zvarrit fillimet e punimeve.

Nimanbegu e falenderoi ministrin për përgjigjen por nuk ishte i kënaqur. Ai hodhi dyshime se përvec ligjit për prokurime publike, në këtë mes ekzistojnë edhe paqartësi të konsiderueshme.

“Si ka mundësi që procedura për ndërtimin 7 akseve të rrugës Cetinje-Budva zgjat disa muaj, kurse për një aks Ulqin – Krythë nuk mjaftojnë as 3 vite e gjysëm?”, shprehu habinë Nimanbegu.

Nurkoviq shprehu besimin se Komisioni për ankesa që është duke shqyrtuar cështjen, do të sjell vendim pozitiv dhe kështu ti japë fund njëherë e mirë kësaj pune.

Comments

comments