Nimanbegu-Boshkoviq: Takim për përmirsimin teksteve mësimore në gjuhën shqipe

0

Kryetari i këshillit kombëtar të shqiptarëve dhe deputeti i Forcës Genc Nimanbegu, u takua dje me ministrin e arsimit Predrag Boshkoviq me të cilin diskutuan rreth nevojës së kontakteve të drejtpërdrejta për përmirsimin e teksteve mësimorë në gjuhën shqipe. Kjo çështje ishte edhe pyetje e drejtuar ministrisë së arsimit nga Nimanbegu në Kuvendin e Malit të Zi.

Në takim u diskutua edhe për fillimin e implementimit të memorandumit në lidhje me propozimin e regjistrimit të një numri të caktuar studentësh në univerzitetin e Malit të Zi, në përputhje me ligjin për të drejtat e pakicave.

Poashtu u fol edhe për procesin e ngadaltë të nostrifikimit të diplomave dhe nevojën e përshpejtimit të kësaj procedure në Shqipëri dhe Kosovë, pasi në Mal të Zi ky proces është mjaft i shpejtë.

Në fund u ra dakord që ministria ti dërgojë Këshillit kombëtar edhe propozimet tjera për drejtorat e shkollave për marrjen e pëlqimit.

Comments

comments