Në zonën e Ulqinit gjenden edhe 8 shpella tjera

0

Ekspertët e Institutit për Biologjinë Detare në Kotorr, kanë përfunduar eksplorimin e zonës prej Volujicës në Tivar deri te kepi i Gjeranës në Ulqin, raporton “Vijesti”.

Ky eksplorim u bë i mundur falë sponzorimit të kompanisë “Jugopetrol”.

Në të morën pjesë Branislav Llazareviq dhe Vesna Maciq nga ky institut, si dhe Milosh Paviqeviq nga OJQ “Shoqëria biospeleologjike”.

Gjatë eksplorimit ato arritën që në zonën e Ulqinit të regjistrojnë edhe 8 shpella tjera, ndër të cilat dallohen dy pej tyre të përbëra prej disa më të voglave, dhe që lidhen me disa kanale.

Ato thanë se deri tani nuk kanë regjistruar lloje të rrezikuara të organizmave detare, por në disa ndodheshin lakuriq nate.

Ato shprehën shqetësim se në disa prej tyre ka mbeturina të ngurta, kurse në disa vende tubat e kanalizimeve përfundojnë pak mbi sipërfaqen e detit, cka sjell ndotje të metejshme të zonës ujore.

Comments

comments