NBA: LeBron James pikëllon Chicagon. Clippers të pandalshëm

0

Duket se fitoret ne sekondën e fundit po bëhen traditë në këtë play off. Pas Derrick Rose para 3 netëve po në Chicago, dhe Paul Pierce në ndeshjen me Atlanta, mbrëmë të njëjtën gjë bëri edhe James.

Kur duheshin edhe 1.5 sekonda lojë, ai kërceu mbi Butler dhe shënoi, duke ekzaltuar skuadrën e tij dhe pikëlluar vendasit. Cavaliers kishin mundësi ta përfundonin lojën më herët, por disa gabime rradhazi të pikërisht James, i dhanë mundësi Bulls të barazojnë rezultatin 8 sekonda para përfundimit.

James ishte më i miri për Cleveland me 25 pikë dhe 14 kërcime, i ndjekur nga Mozgov me 15 dhe J.R.Smith me 13 pikë.

Për Chicago, i cili ishte pa ndihmën e Gasol për shkak të një dëmtimi, Rose shënoi 31 pikë kurse Butler shtoi 19 të tjera.

Clippers për momentin duken të pandalshëm. Ata përsëri ishin dominues kundër Huston duke e cuar serinë në 3-1.

Strategjia e Rockets që të shkaktojnë sa më shumë “foul”-s ndaj DeAndre Jordan, i cili i gjuan dobët gjuajtet e lira, dështoi komplet. Edhe pse ai ishte i saktë me pak se 50%, përsëri realizoi 14 të tilla nga 26 pikë gjithsej. Ai shtoi edhe 17 kërcime duke dominuar totalisht ndaj Dwight Howard poshtë tabelës.

Blake Griffin ishte përsëri standard me 21 pikë dhe 8 kërcime, J.J Reddick shënoi 18 dhe Paul 15 pikë.

Për Huston, Harden shënoi 21 pikë, Ariza 18, kurse Terry shtoi 16 të tjera.

 

Rezultatet e ndeshjeve:

 

Chicago Bulls   –   Cleveland Cavaliers             84 – 86 (2-2)

 

Los Angeles Clippers   –   Huston Rockets       128 – 95 (3-1)

Comments

comments