NBA: Golden State shumë pranë historisë

0

Në ndeshjen e 5-të të finales ndërmjet Golden State dhe Cleveland, u gëzuan të zotët e shtëpisë duke e cuar rezultatin në 3-2.

Në ndeshjen e radhës që do ë luhet në Ohajo, Warriors do të kenë mundësinë të sjellin titullin në Oakland pas 40 viteve.

Ndeshja ishte dinamike dhe dy lojtarët më të mire të sezonit, Curry dhe James, përsëri treguan gjithë arsenalin  e tyre. James regjistroi triple-double, të dytin në finale, me 40 pikë, 14 kërcime dhe 11 asist, por nuk arriti të fitojë i vetëm. Nga pjesa e tjetër e skuadrës u dalluan Tristan Thompson me 19 pikë dhe 10 kërcime, dhe J.R Smith me 14 pikë, por të gjitha në pjesën e pare.

Curry nga ana tjetër u rikthye në bombardimet nga larg duke shënuar 7 trepikësha. Ai e mbaroi ndeshjen me 37 pikë dhe 7 kërcime.

Draymond Green regjistroi 16 pikë, Igoudala 14 dhe Barbosa 13 nga stoli i rezervave.

 

Rezultati i ndeshjes:

 

 

Golden State Warriors   –   Cleveland Cavaliers     104 – 91 (3-2)

Comments

comments