NBA: Cleveland barazon rezultatin

0

Një natë e magjishme për James dhe për tu harruar për Curry ishin ndoshta dy pikat kryesore të mbrëmjes së kaluar.

Në mungesë të Kevin Love qysh para fillimit të play off, dhe pa Irving i cili u dëmtua ndeshjen e shkuar, Cavaliers varen komplet nga King James. Dhe ai po tregon nga loja në lojë se ndoshta është lojtari më dominant në historinë e NBA.

Mbrëmë ai regjistroi triple-double me 39 pikë 16 kërcime dhe 11 asist, në fitoren 95-93 ndaj Golden State të arritur në kohën shtesë.. Përvec tij u dalluan edhe Mozgov me 17 pikë dhe 11 kërcime dhe J.R. Smith me 13 pikë.

Stephen Curry ishte komplet jashtë forme edhe pse regjistro 19 pikë. Ai pati një saktësi të pazakontë për të prej vetëm 5 nga 23 gjuajtje. Thompson u mundua të rikuperojë duke shënuar 34 pikë, por për pak nuk ai arriti qëllimit. Në fund të ndeshjes ishte Dellavedova ai që me 2 pikë nga gjuajtjet e lira i dha fund ndeshjes duke e barazuar rezultatin në 1-1.

Ndeshja e radhës luhet në Cleveland.

 

Rezultati i ndeshjes:

 

Golden State Warriors   –   Cleveland Cavaliers     93 – 95 (1-1)

Comments

comments