Ministri Brajoviq viziton Ulqinin. Rruga Ulqin-Krythë realitet i shpejtë

0

Ministri i komunikacionit në qeverinë e Malit të Zi Ivan Brajoviq, ishte sot për vizitë në Ulqin ku u takua me kryetarin e komunës Fatmir Gjeka dhe zyrtarë të tjerë.

Siç mëson portali ynë, njëra nga temat e bisedimeve ishte edhe fillimi i punimeve në rrugën Ulqin – Krythë. Kjo rrugë, me vlerë 9 milionë euro, do të financohet nga Banka Europiane për zhvillim dhe shpronësimi i sipërfaqeve të nevojshme do të filloja para verës.

Sipsas kushteve të tenderit, ndërtimi i rrugës duhet të përfundojë mbrenda një viti prej fillimit të punimeve.

Gjithashtu u diskutua edhe për mundësinë e hapjes së një pike kufitare të karakterit sezonal në molin e Plazhit të Vogël, pasi ka interesim për vendosjen e linjës detare Durrës-Ulqin

 

Comments

comments