Qeveria e Kosovës do të financojë 20 studentët më të mirë nga Mali i Zi

0

Ministri i arsimit dhe shkencës në qeverinë e Kosovës Arsim Bajrami, gjatë qëndrimit të tij në Ulqin u takua me zyrtarët më të lartë të Komunës, si dhe më përfaqsuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve. Ministri Bajrami për televizionin Teuta njoftoi se këtë vit ato kanë bërë edhe rritjen e kuotave për 5%, si dhe për 20 studentët më të mirë  qeveria e Kosovës do të paguajë të gjitha shpenzimet e tyre të shkollimit.

Ai poashtu theksoi përkushtimin e qeverisësë Kosovës që të ndihmojë arsimin shqip në Mal të Zi me eliminimin e barrierave ekzistuese, si dhe edhe në furnizimin me tekste të lektyrave dhe librave të punës.

Comments

comments