Më në fund! Qeveria miraton Planin Hapsinor për Komunën e Ulqinit

0

Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme ka miratuar Planin Hapsinor për Komunën e Ulqinit, i cili është edhe hapi përfundimtar që i paraprinë fillimit të zbatimit të tij. Ky plan në fund të vitit të kaluar u miratua edhe nga Kuvendi Komunal i Ulqinit.

Është rast i rrallë që qeveria planifikon dhe miraton një plan e jo pushteti lokal. Kjo është  për arsye së se kryetari i atëhershëm Gëzim Hajdinaga  ja ka kaluar ingjerencat qeverisë për të planifikuar komunën e Ulqinit e jo vet qeverisja lokale.

Miratimi i Planit Hapsinor të Komunës së Ulqinit dhe kthimi i ullishtës së Valdanosit ishte njëri ndër kushtet kyçe të përkrahjes së Qeverisë nga koalicioni “Shqiptarët të vendosur”, the i pari që u plotësua deri tani. Pasi që me këtë plan Valdanosi është parashikua vetëm si ullishtë, krijohen kushtet edhe për kthim.

Kujtojmë që koalicioni tjetër “Me nje Qellim” kryesohet nga Gëzim Hajdinaga i cili ishte anëtarë i komisionit për shitjen e Valdanosit kur aj ishte kryetar i komunës kurse Fatmir Gjeka ishte në krye të financave të asaj kohe.

Sot gjatë ditës pritet të kryetari i komunës Nazif Cungu të mbajnë një konferencë për media ku do të japin hollësi në lidhje me aprovimin e Planit Hapsinorë

Comments

comments