Mbahet mbledhja e parë e Grupit Punues për dialog

0

Dje në Podgoricë u mbajt mbledhja e parë e grupit të punës së Kuvendit të Malit të Zi, i cili do të përgatisë kornizën për mbajtjen e zgjedhjeve sa më të drejta parlamentare.

Në mbledhje u ra dakord që të grupi prej të hënës të punojë cdo ditë, të kontaktojë me institucionet e vendit dhe të konstatojë problemet.

Nga institucionet që do të mbikqyren janë Ministria e punëve të mbrendshme, Komisioni Zgjedhor i Shtetit, Agjensia për luftën kundër korrupsionit dhe pushtetet lokale. Në mbledhje u zgjodhën edhe dy udhëheqësit  e grupit, Milutin Simoviq nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe Spasoje Kovaçeviq nga Partia Socialiste Popullore. Në takim morën pjesë përfaqsuesit e të gjitha partive parlamentare përveç Frontit Demokratik.

Nga partitë shqiptare anëtar i grupit është deputeti  i Forcës Genci Nimanbegu.

Comments

comments